E çuditshme: Policia rastis dy persona të lënduar në veri, njëri në gjendje të rëndë
Policia e Kosovës ka rastisur një person të lënduar rëndë gjatë rrugës për Izvor, katër kilometra larg fshatit Bajsk, Komuna e Zveçanit.
Sipas burimeve të lajmi.net, personi që është rastisur i lënduar rëndë është sirian, ndërsa nuk dihet arsyeja e lëndimit.
Në vendin e ngjarjes fillimisht kanë qenë pjesëtarë të KFOR-it, ndërsa pastaj rasti i është dorëzuar Policisë së Kosovës.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
Disa minuta më vonë, një tjetër patroll kufitare e policisë kanë rastisur në një person tjetër që ka qenë duke ecur, e i cili gjithashtu ka pasur lëndime në trup.
Edhe personi i dytë ka qenë sirian me nacionalitet.