Lajme

Dyshohet se ka vdekur që dy ditë/ Ky është burri që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Pejë

Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në Pejë.

Gazeta Sinjali ka raportuar më herët se i ndjeri dyshohet se ka vdekur që dy ditë.

Ai siç mëson Gazeta Sinjali është: Mitëhat Lipa, 55 vjeçar, i cili jetonte i vetëm, pasi ishte ndarë nga bashkëshortja.

Kjo e fundit bashkë me fëmijët jetonte në Kanada.

Rastin për Gazetën Sinjalin e ka konfirmuar Policia në Pejë.

“Sot me datë 25.08.2024, rreth orës 15:30, Policia është njoftuar se në një banesë në rrugën ” Lekë Dukagjini” në Pejë, një person është pa shenja jete”.

    “Njësitet relevante menjëherë kanë shkuar ne vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, për rastin është njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti cilësohet “Hetim i vdekjes”.