Lajme

Dyshohet për një të plagosur nga të shtënat me armë te kafeneja ‘Pasarela’ në Dardani

Pak më parë u raportua për disa të shtëna që janë dëgjuar në lagjen Dardania në Prishtinë.

Sinjali mëson se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një person.

Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se atje tashmë kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i Emergjencës.