Lajme

Dyshimet për tradhti mollë sherri mes çiftit në Ferizaj, burri e bën për spital gruan

Dyshimet për tradhti dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre apo edhe anëtarët e tjerë të familje. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Ferizaj, ku viktimë është një 26-vjeçare raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar gruaja, e cila ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi u përballë me dhunën fizike të ushtruar nga bashkëshorti i saj.

Gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie për shkak të dyshimeve të burrit se gruaja po e tradhton. I dyshuari e ka sulmuar fizikisht viktimën, duke e goditur me telefon e me grushte, ku për pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore.