Dy vëllezërit Syla se durojnë njëri-tjetrin, rrihen mes vete bëhen llom, bashkë shkojnë në polici
Konfliktet mes vëllezërve në qytetet e ndryshme të vendit, shpesh herë përfundojnë me sharje e ofendime ndaj njëri-tjetrit.
Ata madje me raste eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike, duke u dashur kështu intervenimi i Policisë për të zgjidhur telashet, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur dje pasdite në një familje në rrugën ‘Besim Ndreca’ në Prishtinë, ku dy vëllezërit Syla janë përfshirë në një konflikt fizik.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit të moshave 28 dhe 27-vjeçar janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Po ashtu në kuadër të veprimeve hetimore, është marrë edhe dëshmia e prindërve të dy djemve.
LEXO EDHE: 4 Korriku, ngrihet flamuri amerikan në një xhami në Prishtinë
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.