Dy vëllezërit kapen në flagrancë duke bërë gjueti të kundërligjshme, Policia bën këtë veprim
Për të gjuajtur kafshët gjatë sezonit të gjuetisë, duhet pajisur me dokumentacionin e nevojshëm. Në të kundërtën, qytetarët mund të ndiqen penalisht në rast të kryerjes së gjuetisë së kundërligjshme. Për një rast të tillë që ka ndodhur në Pogragjë të Klinës, Prokuroria ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes një veturë me targa të Italisë me afat të skaduar dhe ka kapur në flagrancë dy vëllezër, të cilët dyshohet se kishin dalë për gjah.
Të dyshuarit me vete kishin armët pa leje, të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale, ndërsa dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Bazuar në dëshminë e dy vëllezërve, ata kanë dalë për gjah, duke mos qenë të informuar se është e kundërligjshme.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre janë iniciuar rastet për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Gjueti e paligjshme’.