KryesoreLajme

Dy të vdekur brenda një dite në Kosovë, policia jep detaje

Policia ka njoftuar se përgjatë së shtunës në Kosovë, kanë vdekur dy persona.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, policia njofton për dy raste të ndara për vdekje që janë raportuar përgjatë së shtunës, shkruan Gazeta Insajderi.

Një person paraditen e së shtunës ka vdekur pas lëndimeve aksidentale që kishte marrë.

“Hetim mbi vdekjen- Podujevë / 12.11.2023 – 11:55. Është raportuar se viktima mashkull kosovar dyshohet se si pasojë e lëndimeve të marra pasi ishte lënduar aksidentalisht ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse me ç’rast mjeku kompetent ka konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, një rast tjetër në Prishtinë është raportuar pasditën e së shtunës, ku një person është gjetur pa shenja jete.

“Prishtinë / 12.11.2023, 15:52. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes, me ç’rast nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e së shtunës nga PK-ja.