Dy burra bëhen llom mes vete në Prizren, njëri nga ta përfundon në spital
Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpeshherë përcillen me sharje e ofendime ndaj njëri-tjetrit, e madje ka raste kur eskalojnë edhe në kanosje serioze e përleshje. Kështu ndodhi mëngjesin e djeshëm në rrugën ‘Rifat Ukimeri’ në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se dy persona janë përfshirë në një konflikt verbal, i cili më pas ka eskaluar në dhunë fizike.
Dy të dyshuarit kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe si pasojë njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë shoqëruar në stacion policor dy të dyshuarit.
Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka urdhëruar që të dyshuarit të hetohen në liri për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.