Lajme

Drenicasi e djeg ushqimin e bagëtive, digjet edhe vet

Sot në orët e pasditës një person nga Dobrosheci i Drenasit me inicialët Sh. F. aksidentalisht ka djegur një sasi të madhe të ushqimit të bagëtive. Me këtë rast ai ka pësuar djegie edhe vet në fytyrë dhe duar, zbulohne burime të portalit Rajoni.org.

Të njejtat burime bëjnë me dije se i njëjti ka marrë tretman mjekësor në QKMF të Drenasit i cili më pastaj është derguar me urgjencë në QKUK për trajtim të mëtejmë.

Siç mëson portali ynë i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.