Drenicaku e rrah gruan, ajo e çon në Polici
Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga bashkëshortët.
Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe dje rreth ores 14:41 në Drenas, ku një burrë është shoqëruar në stacionin policor i cili po dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që palët të lirohen dhe rasti të shkoj në procedurë të rregullt.