Drejtori i Klinikës Torakale tregon për gjendjen e policit të plagosur: Ka qenë i plagosur në gjoks
Drejtori i Klinikës Torakale Nazmi Kolgeci ka thënë se polici i plagosur, është jashtë rrezikut për jetë. Ai ka thënë se ekipet kujdestare kanë arritur ta largojnë një mjet nga ana e majtë e gjoksit.
Kolgeci ka thënë se plumbi nuk i ka prekur organet vitale dhe se gjendja e tij është e mirë.
“Në orët e para të mëngjesit ka arrit kemi arrit ta kryejmë një intervenim ndaj tij dhe e kemi larguar një predhë (dyshohet të jetë plumb) nga ana e majtë e gjoksit. Fatmirësisht, nuk i ka prekur organet vitale të policit. Gjendja e tij shëndetësore është mirë dhe po vazhdon trajtimin në Klinikën tonë”, u shpreh Kolgeci.
Në anën e majtë të gjoksit është larguar predha, nuk i ka prekur organet vitale.