Lajme

Dramë në veri, Policia gjuan me armë ndaj një veture – nuk iu ndal patrullës


Në veri të vendit ka ndodhur pas
mesnate një sulm ndaj Policisë së Kosovës.

Burime të Indeksonline pohojnë se gjate patrullimit të zakonshëm, policia ka hasur në një veturë të dyshimtë e cila nuk i është përgjigjur urdhrit të policisë për ndalesë.

Burimet pohojnë se drejtuesit e veturës, në ikje e sipër, kanë shtënë në drejtim të policisë.

Këtij sulmi, Policia është detyruar t’i përgjigjet.

Një zyrtar policor ka pësuar lëndime të lehta trupore nga ky sulm dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Dyshohet se në veturë ka pasur mall të kontrabanduar.