Lajme

Dramë e fajdes në Vushtrri: Shkojnë t’ia marrin shtëpinë viktimës – për 20 mijë i kërkuan 55 mijë euro (Dokument)

Dukuria e fajdes vazhdon të jetë mjaft e përhapur në shoqërinë tonë, ku persona të ndryshëm shfrytëzojnë gjendjen e rënduar të njerëzve të caktuar për t’iu marrë shuma të kosniderueshme parash.

Një rast i tillë së fundi ka ndodhur në Vushtrri, ku një person i quajtur Hysamedin Pirqi ka marrë një shumë prej 20 mijë euro nga një fajdegji, e ky i fundit ka ngritur kamatën e borxhit në vlerën 35 mijë euro, pra gjithsej borxh për kthim 55 mijë euro.

Gazeta Online Veriu.info ka arritur të sigurojë dokumentin e raportimit të rastit në Polici nga ankuesi Hysamedin Pirqi, ku siç thuhet në raport ka marrë një hua në vlerë 20 mijë euro nga personi me emrin Shukri Bajrami në vitin 2007, kurse si pasojë e interesit borxhi kishte shkuar në 55 mijë euro.

Në vitin 2008 në pamundësi për të kthyer borxhin, ankuesi kishte nënshkruar kontratë për shitblerjen e shtëpisë, në po atë vlerë.

Siç mësohet në raportin e policisë prokurori kujdestar ka inicuar rastin si “fajde”.

E tashmë kjo çështje ka marrë kahje tjetër. Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës thuhet se ka asistuar që përmbaruesi të marrë shtëpinë e viktimës.

Ekipi i Veriu.info ka qëndruar në Vushtrri duke përcjellur nga afër rastin, ku gruaja dhe djali i viktimës, pretendojnë se kur Hysamedini është marrë vesh për marrjen e këtij borxhi ka qenë nën ndikimin e alkoolit.