Lajme

Dorëzohet në polici i dyshuari i dytë në Drenas për vrasje në tentativë

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, pas një pune të intenzive hetimore, ka arritur që të identifikojë personin e dyshuar lidhur me rastin vrasje e rëndë në tentativë që ka ndodhë më 10 mars në fshatin Baincë të Drenasit.

Sipas Policisë, kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij nga ana e policisë dhe ftesat për paraqitje, kanë bërë që personi i dyshuar L.Z, mashkull 19 vjeç, mbrëmë të paraqitet në polici.

Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Përndryshe, ky është personi i dytë në mbajtje i cili dyshohet për vrasje të rëndë në tentativë.