Lajme

Dorëhiqen 13 pjesëtarë serbë të sigurimit në EULEX

Në raportimin e mediumit thuhet se 13 serbët po punonin për kompaninë “Balkan International Security”, që operon në tërë Kosovën dhe është në pronësi të një amerikani.

“Ne donim të shihnim se çfarë do të bënte policia, pasi i shohim çdo ditë. Kur pamë që u dorëhoqën, nuk patëm çfarë të kërkonim. Nuk do të ndiheshim rehat nëse do të ishim të vetmit serbë në stacionin policor verior sonte, nesër dhe në të ardhmen”, ka thënë Ignjat Vuletiq, që tha se ka dhënë dorëheqje nga kompania e sigurimit.

Të dielën kanë dhënë dorëheqje dhjetëra policë serbë nga stacionet policore të veriut, me arsyetimin se Kosova nuk po e respekton Marrëveshjen e Brukselit.