Dokument/Raporti i spitalit konfirmon vdekjen e 5 vjeçarit, Briljant Krasniqi – Familjarët thonë se fëmiu qëlloi veten
Briljant Krasniqi është 5 vjeçari nga fshati Begaj i Vushtrrisë që humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Gazeta Veriu.info ka siguruar raportin zyrtar nga spitali që konfirmon vdekjen e 5 vjeçarit
Rastin pak më parë e konfirmoi për veriu.info doktori kujdestar nga Spitali i Vushtrrisë dhe zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.
Veriu.info mëson nga burimet e saj se nga deklarimet e para të familjarëve është thënë se fëmiu ka qëlluar veten.
Por këto deklarime po merren me rezerva për shkak të moshës së fëmiut.