Dogana i zë kompanisë “BTP Holding” në Mitrovicë e Vushtrri mallra ilegale në vlerë mbi 10 mijë euro, shqipton gjobë të madhe
Dogana i zë kompanisë “BTP Holding” në Mitrovicë e Vushtrri mallra ilegale në vlerë mbi 10 mijë euro, shqipton gjobë të madhe
Por, për të parë se sa është sasia reale e cigareve elektronike që e mbajnë në lokale, ekipi i “Betimit për Drejtësi”, i ka raportuar këto gjetje tek Dogana e Kosovës, që ka për detyrë luftimin e kontrabandës.
Bazuar në gjetjet e “Betimit për Drejtësi”, të shtunën e 29 korrikut, Dogana ka mbledhur Njësitet Antikontrabandë.
“Sot sektori antikontrabandë ka pranuar informata brenda Doganës së Kosovës se në disa qytete më konkretisht në 7 lokacione në Kosovë, shiten cigare elektrike apo Heets pa mbulesë dokumentacioni. Me të marrë informatën duhet të shkojmë dhe t’i verifikojmë këto 7 lokacione dhe të kryhen kontrolla detaje. Nuk është e thënë të kryhet vetëm për cigare Heets apo elektrike por të gjitha parregullësitë që hasen të merren veprimet e nevojshme”, thotë Bekim Shala, shef i Njësisë Antikontrabandë.
Aksioni i parë është zhvilluar në Vushtrri dhe Mitrovicë.
Fillimisht, ekipet janë ndalur tek kompania më e madhe ajo “BTP Holding”, në dy lokacione, në hyrje të Vushtrrisë dhe afërsi të stacionit të trenit në Mitrovicë.
“Jemi për kontrollë, prej Doganës kemi ardhë. Kush është pronari këtu ose menaxheri”, e njofton Shenoll Topurlak, shef i Njësisë Antikontrabandë.
“Zyrtari doganor: Ne jemi prej Doganës së Kosovës, Njësiti Antikontrabandë, e kemi një kontrollë për cigare pa banderola. A keni diçka.?
Punëtorja: Cigare këto.
Zyrtari doganor: Atëherë na do ta realizojmë një kontrollë, ma jep certifikatën e biznesit”, vijon Artijan Gjonbalaj, shef i Njësisë Antikontrabandë.
Ajo çka vërehet në pikën e kësaj kompanie në Vushtrri, është që të gjitha llojet e cigareve liheshin të ekspozuara pa pasur drojën se të njëjtat mund të shiheshin nga zyrtarët qoftë doganor apo policor.
Pas gjithë kësaj sasie të zënë pa dokumente, ajo çfarë i intereson biznesit, është nëse ka ndonjë formë që lënda të mos dërgohet në gjykatë.
Të ngjajshme
Betimi për Drejtësi 328: Tregu ilegal i cigareve elektronike
2 Sht, 2023, 20:38
Dogana zë cigare elektronike të kontrabanduara në tri…
2 Sht, 2023, 20:32
Kioska ilegale kërcënoi ekipin e “Betimit për Drejtësi” pas…
2 Sht, 2023, 20:26
“Punëtori i “BTP Holding”: A ka naj zgjidhje për këto që mos me shku letra në gjykatë?
Zyrtari doganor: Jo, në gjykatë nuk shkon, kjo shkon së pari në kundërvajtje, në vlerësim nëse kalon vlerë mbi 5 mijë euro të taksave atëherë shkon në Prokurori. Prokuroria mandej vendos”, sqaron Shenoll Topurlak, shef i Njësisë Antikontrabandë.
Pas përfundimit të kontrollës, doganierët kanë numëruar gjithsej 187 pako dhe katër pajisje.
“Gjatë bastisjes sot në këtë lokacion kemi hasur në cigare Heets pa banderola dhe nuk i kanë zhdoganuar sipas rregullave të doganës. Të gjitha këto tash do të konfiskohen përkohësisht deri sa t’i dërgojmë në sektorin e vlerës për caktimin e vlerës”, thotë Shenoll Topurlak, shef i Njësisë Antikontrabandë.
Ndërsa, në Mitrovicë sasia e mallit të konfiskuar është 56 boksa me nga 10 pako dhe 4 aparate.
“Të gjitha janë pa dokumentacion, pa banderola dhe shumica siç e pamë janë nga Maqedonia Veriore”, sqaron doganieri Gjonbalaj.
Menaxherët e pikave nuk ka dashur të flasin për këtë, megjithatë në arsyet e dhëna tek doganierët janë arsyetuar se importimi i tyre nuk bëhet zyrtarisht, andaj furnizohen ilegalisht.
“Pronari nuk ka qenë këtu por vetëm menaxheri, ai nuk ka jep arsyetime por arsyeja e këtij përdorimi është se është duke u përdorur shumë në Kosovë tash dhe në Kosovë nuk është duke u importuar nga asnjë kompani”, shton Topurlak.
Nga të dy këto pika të kompanisë se naftës “BTP” janë konfiskuar gjithsej 48 mijë e 700 copë cigare dhe 8 aparate.
Bazuar në vlerësimin e Njësisë së Riskut, vlera e mallit është 5 mijë e 749 euro dhe e taksave doganore 4 mijë e 759 euro.
Si rrjedhojë, biznesit i është shqiptuar gjoba prej 4 mijë euro. /BetimipërDrejtësi