Lajme

“Djalin e kam në infektive, une edhe djali i dytë i kemi simptomat”, flet fermeri qe i rezultuan të semura 23 lopë

Broceloza është një sëmundje që prek lopën, e për pasojë edhe qumështi nga lopët e prekura është i infektuar. Lopët që janë të kontaminuara me brucelozë, asgjësohen, theren, groposen.

Por kjo nuk ka ndodhur ende me 23 lopë të një fermeri nga Fshati Mikushnicë i Komunës se Skenderajt, të cilat kanë rezultuar pozitiv me sëmundjen e brucelozës që nga gjysma e muajit shtator, shkruan portali rajoni.org.

Portali rajoni.org, ka kontaktuar me krye familjarin e familjes në fjale i cili ka bërë të ditur për rajoni se sëmundja ka prekur atë dhe dy djemt e tij.

“Djali e kam të infektuar është dërguar në Infektivën e QKUK-së, jemi tu ja ba analizen me shiku se sa e ka prekur.. Simptoma të njejta kam une edhe djali i dytë”, thotë ai.

Ai thotë se dyshimi i burimit të infeksionit është nga mzati të cilin e mbante.