Lajme

Djali ushtron dhunë vazhdimisht ndaj nënës së moshuar, 81-vjeçarja kërkon ndihmën e Policisë

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në fshatin Isniq të Deçanit, ku një person dyshohet se në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij të moshuar.

Sinjali mëson se 81-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku para hetuesve policorë ka rrëfyer telashet që po ia shkakton i biri.

Si rezultat i denoncimit, 47-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 45-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.