Djali i shkakton aksident pa patent-shofer, babai i tij shkon dhe kërkon të marrë përgjegjësi: Kapet me policët
Një rast i çuditshëm ka ndodhur ditën e djeshme në Prishtinë.
Një i ri kishte shkaktuar një aksident, e që më pas rezultoi se ai nuk kishte patent-shofer. Në vendin e ngjarjes më pas doli prindi i tij duke tentuar t’i bindë policët që ai të marrë përgjegjësinë.
Pasi policët nuk kishin pranuar në asnjë mënyrë, ai kishte kanosur e fyer edhe policët.
Njoftimi:
Rr. Haxhi Zeka-Prishtinë 27.09.2023-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkuar në vendin e ngjarjes në një aksident trafiku ku i dyshuar ishte djali i tij dhe kishte kërkuar nga zyrtarët policorë që ai te merr përgjegjësinë për rastin pasi që djali i tij nuk posedonte patentë shofer. Pasi që kërkesa e tij është refuzuar nga zyrtarët policorë dhe sqaruar se ligjërisht nuk lejohet, i dyshuari kishte fyer dhe kanosur zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.