Lajme

Djali e humb kontrollin, i rrah dhe i kërcenon prindërit e tij

Të martën në Ferizaj është arrestuar një person me probleme psikike i cili dyshohet që ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (me probleme shëndetësore-psikike) nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij, të cilët ndjehen edhe të frikësuar nga i dyshuari”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari (i cili më herët ka qenë edhe në tretman mjekësor-psikiatrik) është dërguar në mbajtje”.