Disa të rinj mitrovicas ankohen se tek një frizer janë infektuar me “lisha”, ajo tani po përhapet tek personat tjerë
Një frizer që vepron afër Komunës së Mitrovicës po kritikohet se ka përhapur një sëmundje të lëkures.
Sipas një të riu, atij ju është shfaqur e ashtuquajtura nga populli, “lisha”.
I njejti ka shkuar tek doktori i cili i ka thënë se kjo është fituar tek frizeri nga papastërtia dhe mosdezinfektimi i maqinave të qethjes.
Ky thotë se është detyruar të blejë produkte mjekësore deri 20 euro për ta shëruar.
Kjo sëmundje është ngjitëse dhe lehtë transmetohet tek persona tjerë.
Ndryshe ky nuk është personi i vetëm që është infektuar, pasi ka edhe disa të rinj që kanë fituar këtë sëmundje tek ky frizer në Mitrovicë dhe tashmë barnatoret e dinë se për kend po bëhet fjalë./ Jepi zë