Lajme

“Dimri i vërtetë akoma nuk ka filluar”, disa zona priten të izolohen nga reshjet e mëdha të borës

Për të shtunën parashikohet të mbajë mot i vranët ku pritet gjatë orëve të para të 24-orëshit të ketë reshje lokale shiu e bore, ndërsa në orët e mëngjesit pritet e gjitha të shndërrohet në ato të borës, mirëpo gradualisht do të humbasin intensitet dhe territor, duke mbetur të izoluara vetëm në zona të caktuara.

Era do të fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 5°C.