Digjet një banesë në Fushë-Kosovë, shtetasi i huaj thotë se ndodhi nga mbushësi i telefonit
Një shtetas i huaj ka informuar policinë se si pasojë e një mbushësi të telefonit (adapter) nga zjarri i është përfshirë banesa e tij.
Rasti ka ndodhur të martën në orët e hershme të mëngjesit në rrugën e ‘Pejës’ në Fushë Kosovë, transmeton IndeksOnline.
Njësiti përkatës policor dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz