Lajme

“Dhuratë modeste”, Mazllami flet për Mercedesin që e mori si dhuratë nga xhemati

Hoxha nga Prizreni, Mazllam Mazllami, i cili u bë temë diskutimi për shkak të një veture që mori dhuratë ka folur sërish për dhuratën që ka marrë.

Ai tha se nuk është gabim dhurata që iu është bërë pasi ia lejon feja dhe e ka marrë nga miqtë dhe dashamirët për pensionim.

Madje tha se ata që po flasin po flasin për shkak të zilisë që kanë pse ai morri dhuratë Mercedes.

“Unë jam punëtor i BIK tash e 40 vite në Prizren, kështu që ka qenë prej shokëve vëllezërve që ju ka ra ndërmend që të bëjnë një makinë surprizë modeste, për pensionim modeste se është një makinë e vjetër jo e re. Por dhurata është e shenjtë duke nisur nga parimi i Islamit, ka qenë shprehje dashurie.

Nga zilija po flitet, dhurata po përbuzet…Pse me u bo temë diskutimi dhurata që më është bërë mu, artistët po marrin dhurata e nuk po bëhet temë”, ka thënë ai në “Debat Plus”.