Dhunë në një familje në Shkabaj: Gruaja e denoncon burrin me të cilin bashkëjeton pasi e sulmoi fizikisht
Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.
Ndihmën e Policisë e ka kërkuar gjatë ditës së djeshme edhe një grua nga fshati Shkabaj i Prishtinës, e cila e ka raportuar burrin me të cilin ka bashkëjetuar që disa muaj, derisa i njëjti filloi të ushtrojë dhunë mbi të.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se viktima ka deklaruar se i dyshuari e ka sulmuar fizikisht gjatë ditës së djeshme, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur me njëri-tjetrin.
Përballë kësaj situate, viktima e ka raportuar rastin para se të ndodhë diçka më e keqe.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është përballur me denoncimin kundër tij. Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, kanë nisur hetimet për veprën penale “Dhunë në familje”.