Dhunë në kopshtin ‘Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë, 3-vjeçarin e tërheq zvarrë dhe e rrah edukatorja (VIDEO)
Numri i institucioneve parashkollore, kopshteve dhe çerdheve private në Kosovë është mjaft i madh. Prindërit paguajnë shuma të mëdha parash, por jo gjithmonë kushtet janë në nivelin e duhur. Jo rrallëherë ka pasur ankesa e denoncime për keqtrajtim të fëmijëve nga edukatoret në këto institucione, raporton Gazeta Sinjali.
Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur në çerdhen shtetërore “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë ku një edukatore dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës 3-vjeçar.
Vepra e rëndë u kap nga kamerat e sigurisë brenda çerdhes, ku shihet edukatorja duke e tërhequr zvarrë dhe më pas, sipas familjarëve e ka dërguar 3-vjeçarin në një ambient ku nuk është regjistruar nga kamerat dhe është ushtruar dhunë fizike ndaj tij.
Reagimi i plotë i familjarit të 3-vjeçarit.
Të nderuar media dhe prindër!
Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fush Kosovë, në qerdhen shtetërore të fëmijëve “Gezimi yne”, është rrahur brutalisht nipi im Lisi, vetëm 3 vjeç. Shikoni kamerat ku shihet qarte qe po rrihet e terhiqet zvarre, me pas e dergojne ne nje dhome pa kamera dhe e rrahin pa meshire te 3 mesuesit e kesaj kurve!🥲
Nipi im ka pësuar trauma të rënda psiqike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh. Kërkoj nga organet e drejtësis të bëjnë punën e tyre. IDIOTEVE dhe mostrave të tilla duhet t’i jepet fund një herë e përgjithmonë. Le të jetë rasti i fundit i dhunës ndaj fëmijëve. PROSTITUTATVE te ndyra do ti jepet fund.