Dhuna ndaj grave s’ka të ndalur, burri rrah bashkëshorten e cila i kërkoi ndarje
Ka shumë raste kur gratë kosovare nuk ‘shpëtojnë’ nga problemet edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen e të ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, të cilët u shkaktojnë telashe. Edhe pas ndarjes, shumë nga ta nuk i lënë rehat ish-partneret e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Me një situatë të tillë është përballur një grua në Rahovec, e cila ka denoncuar për dhunë bashkëshortin e saj me të cilin është në proces divorci.
Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur pasi 33-vjeçarja ka kontrolluar telefonin e bashkëshortit, gjë e cila e ka revoltuar tej mase këtë të fundit, duke eskaluar në dhunë fizike ndaj saj.
Gruaja ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje si i dyshuar për dhunë në familje.