Lajme

Detonohet Veriu, dëgjohet një shpërthim pranë Shkollës Teknike

Një shpërthim i sërishëm sapo është regjistruar në veri të vendit.

“Mitropol” ndodhet në Lagjen e Boshnjakëve dhe sipas dyshimeve të para, detonimi ka ndodhur pranë Shkollës Teknike.

Në Lagjen e Boshnjakëve dhe në dhjetëra pika tjera në veri po vazhdojnë të qëndrojnë forcat e rendit nga Policia e Kosovës.

Nuk dihet ende lënda e materialit që shpërtheu, por dyshohet se mjeti i shpërthyer ishte shok-bombë.

Fakton.info ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës dhe ndodhet në pritje të konfirmimit, edhe pse po e përcjellë situatën në terren.