Detaje të reja për plagosjen e Radoiçiqit: Portali boshnjak telefonon në numrin e tij, ja si përgjigjet
Millan Radoiçiq, njëri nga liderët e Listës Serbe, është raportuar se ka mbetur i plagosur gjatë sulmit të djeshëm terrorist në Kosovë, raporton mediumi boshnjak “Istraga”, transmeton Paparaci.
Mediumi në fjalë tha se sot në disa raste ka tentuar që të kontaktojnë me Radoiçiqin, i dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Ata tregojnë se fillimisht, një person i panjohur i cili i është përgjigjur numrit të tij të telefonit ka thënë se “nuk është Radoiçiq”, ndërsa më pas, “i njëjti person ka pohuar se Radoiçiq është mirë dhe se është duke u trajtuar’.
Sipas informacioneve të portalit boshnjak, Radoiçiq ndodhet në Serbi dhe po merr trajtim mjekësor.
Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot deklaroi se në automjetet që u sekuestruan në Banjskë janë gjetur edhe dokumente të Radojiçiqit, që ndodhet në listën e zezë të ShBA-së.
“Në këto materiale, po ashtu kemi gjetur dokumente të kriminelit që poashtu është në listën e zezë të ShBA-së, Milan Radojicic, dokumente këto që dëshmojnë lidhjen apo pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të tij në këtë aksion”, tha ai.