Lajme

Detaje se si ndodhi vrasja në Prishtinë, hajnat gjatë grabitjes e qelluan gruan e ish këshilltarit të Behxhet Pacollit

Një vrasje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Prishtinë në orët e vona.

Dyshohet se gruaja u vra nga disa hajna që po kryenin grabitje në një shtëpi në një lagje të Prishtinës.

Siç merr vesh Sinjali, viktimë është gruaja e Naim Murselit, ish këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur pas një incidenti, ku familja Murseli është përballur me disa grabitës.

Sipas informacioneve të para, Murseli bashkë me gruan kanë qenë në veturë, ku si pasojë e të shtënave, gruaja e tij mbeti e vdekur, kurse ai dhe fëmijët kanë shpëtuar.