Detaje për të zhdukurit nga Ferizaj që Specialja po akuzon Thaçin dhe të tjerët
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dalë me një version të emrave të viktimave të pretenduara që sipas tyre pretendohen të jenë eliminuar nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
ZPS pretendon në mars të vitit 1999 në fshatin Varosh të Ferizajt janë vrarë dhe zhdukur katër persona: Rrahim Elezi, Faik Reki, Nezir Topojani dhe Riza Kuki.
“Rreth 5 marsit 1999, Rrahim Elezi u rrah dhe u ndalua në/rreth Bobit [fshat në Kaçanik]. Ditën tjetër, ai u transferua në Ivajë [fshat në Kaçanik] ku Riza Kuki, Faik Reci, Nezir Topojani dhe të tjetërt ishin ndaluar nga anëtarë të UÇK-së. Më ose rreth 8 mars, katër prej tyre ishin në mesin e të transferuave dhe të ndaluarve në Biçec [fshat në Kaçanik]. Në dhe rreth 10 marsit 1999, ata u transferuan në Varosh ku të gjithë u rrahën. Më ose rreth 12 marsit 1999, katër burrat u morën një nga një jashtë dhome ku ishin të ndaluar nga anëtarët e UÇK-së. Asnjë prej tyre nuk është parë më që atëherë. Anëtarëve të familjeve të tyre u është mohuar informacioni në lidhje me fatin e tyre”, thuhet në versionin më pak të redaktuar të publikuar nga ZPS, raporton Insajderi.