Lajme

Detaje nga tragjedia në Prishtinë: I riu që dyshohet se theri për vdekje vjehrrin e tij dhe iku

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur sonte kryeqytetin, ku i riu, Edon Bujupi, dyshohet se privoi nga jeta vjehrrin e tij 52-vjeçar, Ali Kosova, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se Bujupi menjëherë pas kryerjes së veprës është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është kapur nga Policia.

Konfliktin mes palëve që përfundoi tragjikisht, e kanë konfirmuar familjarët e të ndjerit, të cilët kanë pohuar se Bujupi ka goditur me thikë 52-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë fatale për jetën