Detaje nga ngjarja e rëndë në Pejë: Ky është 57-vjeçari që dyshohet se i dha fund jetës së tij
Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në qytetin e Pejës, ku një person është gjetur pa shenja jete.
Sinjali mëson se viktima është Naim Rexhahmetaj, 57-vjeçar.
Sipas burimeve të Sinjalit, i ndjeri është gjetur pa shenja jete në një garazh në rrugën ‘Wesley Clark’ dhe i njëjti dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij me armë zjarri.
Burimet nga Emergjenca njoftojnë se ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit