Detaje nga krimi në Klinë: Dhëndri vrau vjehrrin, të dy jetonin në diasporë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Klinës. Në lokalin “Coyote”, një person u qëllua me armë zjarri dhe për pasojë vdiq.
Anton Prela po dyshohet se u vra nga Tush Frrokaj, i cili tashmë po kërkohet nga Policia.
Prela nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve dhe vdekja e tij është konstatuar nga mjekët në spitalin e Pejës.
Mediet raportojnë se i dyshuari dhe viktima janë mërgimtarë.
Në drejtim të të ndjerit janë shkrepur 7 plumba.
Sipas burimeve të Sinjalit i dyshuari dhe viktima kishin lidhje miqësie mes vete. Sipas burimeve të pakonfirmuara dhëndri vrau vjehrrin.