KryesoreLajme

Detaje nga arrestimi i vjehrrës së Marina Vjollcës, Policia e Kosovës: Zyrtarja u ndalua në Ministrinë e Infrastruktures

Detaje nga arrestimi i Florije Kelmendi Selimi, nëna e reperit Getoar Selimi (Ghetto Geasy) dhe e vjehrra e prezantueses Marina Vjollcës, gjatë një operacioni të Policisë dhe Prokurorisë në Ministrinë e Infrastrukturës në Prishtinë.

Ajo ishte pjesë e grupit të tre zyrtareve të Ministrisë së Infrastrukturës që u ndaluan në aksionin e koordinuar nga Prokuroria Themelore dhe Policia e Kosovës.

Përballet me dyshime për “keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar” .

Zëdhënësi Baki Kelani konfirmoi se hetimet po kryhen nën autorizim të prokurorisë dhe se informacionet e mëtejshme do jenë publike pas përfundimit të veprimeve policore.

Operacioni u realizua sot në mëngjes, në objektet e Ministrisë së Infrastrukturës në Prishtinë.

Florije Kelmendi Selimi, përveç se nëna e reperit të njohur, ishte një zyrtare aktive në këtë ministri

Hetimet janë ende në fazë të thellësimit, me fokus në grumbullimin e provave për keqpërdorime të mundshme nga zyrtarët e përfshirë.