Detaje nga aksidenti tragjik, personi që humbi jetën është 44-vjeçar
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në trafik që ka ndodhur sonte në fshatin Llapashticë të Besianës, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktima është burrë i moshës 44-vjeçare.
Sipas pamjeve të publikuara nga mediat, shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura.
Sinjali ka kontaktuar Policinë për të marrë një përgjigje zyrtare, mirëpo të njëjtit s’kanë dhënë ende informacione.