Detaje: I dha alkool pastaj e dhunoi, zbulohen detaje tronditëse për rastin që ndodhi në Prishtinë
Vajzat dhe gratë janë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve seksuale, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë.
Raste të tilla dhe mjaft të trishta po tronditin familjet e tyre, që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga institucionet
Një rast i rëndë ka ndodh edhe më 17 dhe 18 gusht në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë.
Gazeta Sinjali zbulon se për këtë rast dyshohet 21 vjeçari, Erion Kuka.
Ky i fundit sipas informatave që ka siguruar Gazeta Sinjali e ka dhunuar 18 vjeçaren në mënyrë fizike, psikike dhe seksuale për dy ditë sistematikisht.
Siç merr vesh Gazeta Sinjali i dyshuari fillimisht i kishte dhënë 18-vjeçares alkool për të konsumuar në një lokal në Prishtinë dhe më pas e kishte dërguar në banesën e tij, ku edhe e ka dhunuar.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, e cila ka treguar se viktima kosovare ka njoftuar se është dhunuar nga i dyshuari kosovar.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje
Rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale ‘Dhunim’.