Dështojnë negociatat në Leposaviq, protestuesit marrin një vendim
Ish-kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq, ka thënë se ende nuk kanë arritur marrëveshje me forcat e rendit dhe se do të vazhdojnë të qëndrojnë te ndërtesa e Komunës së Leposaviqit, deri në plotësimin e tyre.
Ata po kërkojnë që Njësia Speciale e Policisë së Kosovës dhe kryetari i ri të largohen nga objekti i Komunës.
Todiq bashkë së bashku me ish-deputetin serb, Slavko Simiq, më herët janë lejuar të kalojnë kordonin e formuar nga pjesëtarët e KFOR-it dhe të diskutojnë për kërkesat e tyre. Por negocimi ka përfunduar pa sukses.