Deshën të mblidhnin para për Leonit Sylën nga Mitrovica, Policia ua konfiskoi paratë e mbledhura dhe i akuzoi për gara e baste
Një grup i shokëve nga Prizreni, Mitrovica dhe Prishtina ishin bërë gati për të mbledhur para për operimin e Leonit Sylës, 9-vjeçarit nga Mitrovica i cili ishte diagnostifikuar me tumor në kokë.
Grupi që kishin marrë përsipër mbledhjen e parave, ishin ndarë në qytete të ndryshme, por atyre që qëndruan në Prizren ju ndodhi e papritura, shkruan Portali Mërgata.
Ata u ndaluan nga Policia e Kosovës, provuan t’ju shpjegojnë policëve arsyen pse janë mbledhur në parkingun e një pompe të benzinës, por zyrtarëve policorë nuk iu bë vonë.
Policët i shoqëruan në stacion, ua konfiskuan paratë e mbledhura për bamirësi dhe grupi u akuzua për organizim të garave të paligjshme dhe basteve.