Deri ku ka arritur njërzimi! E panë duke e kafshuar qentë e nuk e ndihmoi askush, rrëfimi prekës i të resë nga Prishtina
Janë në rritje rastet kur qytetarët po sulmohen nga qentë endacak në kryeqytet. Fëmijë e të rritur pa dallim po sulmohen nga qentë endacak rrugëve të Prishtinës. Në mes të ditës.
Fatkeqësisht, një 23 vjeçare është sulmuar dhe kafshuar nga dy qenë.
Mjellma Mehmeti është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe emocionale pas tmerrit që ka përjetuar nga kafshimi prej qenëve.
Ajo ka rrëfyer për Gazetën Insajderi si është sulmuar, por ajo çka e ka lënduar edhe më shumë Mjellmën është se askush nga qytetarët nuk i ka ofruar ndihmë derisa ka ardh motra e saj.
Ndiqeni rrëfimin e saj:
https://www.facebook.com/InsajderiVideos/videos/1021278762313780/?mibextid=rS40aB7S9Ucbxw6v