Deputetja e VV-së uron pensionistët: Shëndet e jetë të gjatë, e ndalëm korrupsionin
Deputetja e Lëvizjes Vëtëvendosje, Adelina Grainca, u ka uruar “shëndet e jetë të gjatë” pensionistëve pas rritjes së pensioneve për 20 euro.
Këtë rritje ajo e quajti “falë ndaljes së korrupsionit”.
Postimi i Graincas:
Politikat e mira dhe mirëmenaxhimi që nga fillimi i mandatit po jep rezultate konkrete. Falë ndaljes së korrupsionit e praktikave të mëhershme, tash është e mundur të ndihmohen shtresat shoqërore e të gjitha kategoritë e qytetarëve, siç përfshihet rritja e sotme e pensioneve.
Urime të gjithë pensionistëve të Republikës së Kosovës. Shëndet e jetë të gjatë!