Deputetja e VV-së thotë se Mërgim Lushtaku e ka sharë me nënë
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka pretenduar se deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku e ka sharë me nënë.
Kurti përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se deputetit Lushtaku i dhimbsen vetëm pronat e babait të tij meqë sipas saj Kosovën e ka dorëzuar.
“Mërgimi që e shau nënën time sot, i dhimben veç pronat e babës. Kosovën e ka dorëzu moti”, ka shkruar ajo.