Lajme

Dëmtoi nëntë varre të dëshmorëve, policia e arreson 34-vjeçarin

E.U, 34-vjeçar, është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që dyshohet se i njëjti ka dëmtuar varrezat e dëshmorëve në Lubeniq të Pejës.

Lajmi është bërë ditur nga Policia e Kosovës, teksa thotë se njërin varr i dyshuari e kishte dëmtuar në masë të madhe, teksa tetë të tjerë më pak të dëmtuar, shkruan Gazeta Insajderi.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 23.05.2023, rreth orёs 07:30, ёshtё njoftuar se nё fshatin Lubeniq-Pejё, nga pёrson/a tё dyshuar janё dёmtuar varrezat e dëshmorëve tё kёtij fshati”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Aty ёshtё vërejtur se njё (1) varr ishte dёmtuar nё masё mё tё madhe ndёrsa tetё (8) tё tjera janё dёmtuar mё pak”, vijon njoftimi.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë, sipas policisë.