Dëgjohen krisma armësh në Emshir të Prishtinës, Policia del në vendin e ngjarjes
Të shtëna me armë janë dëgjuar sonte në lagjen Emshir të Prishtinës, ku dikush po dyshohet se ka gjuajtur për motive akoma të panjohura, raporton Fakton.
Kështu kanë bërë të ditur buriket e Fakton.info, që kanë njoftuar se rasti është raportuar dhe tashmë Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
Ende nuk dihet se cili ishte motivi dhe nëse ka të plagosur.