Degjenerimi i vajzave po vjen pikërisht nga prindërit, kjo pamje është antivlerë e kulturës sonë, kjo pamje thuajse e tejkalon çdo kufi
Shkruan: Blerina Ademi Sahiti
Historia po përsëritet vetëm emri i artistëve ndryshon.
Kjo pamje është antivlerë e kulturës sonë.
Nuk jam aq e prapambetur sa të mos e kuptoj se liria e femijëve sot është krejt ndryshe prej lirisë qe kemi pas ne, ama kjo pamje thuajse e tejkalon çdo kufi.
Njëherë e një kohë nënat i kishim pa shkollë ama kishin edukatë të mirëfilltë e po atë edukatë e përcillnin tek fëmijët.
E sot, edukata dhe degjenerimi i vajzave po vjen pikërisht nga prindërit.
Ku janë prindërit që si thërrasin mendjes?
Ky ekspozim seksual i jep vajzave një qëllim dhe kahje të gabuar për vlerën e femrës.
Vajza duhet emancipohet dhe shkollohet qe kurrë mos të mbetet pronë e dikujt ama kjo mënyrë e emancipimit jam e bindur e bën vetëm objekt seksi.
Nuk e besoj se janë mbi moshën 16 vjeç madje!
Le t’i thërrasim mendjes.
Kjo duhet të ndëshkohet edhe nga pedagogët edhe nga institutionet e shtetit.
Prindërit e këtyre vajzave duhet të ndëshkohen sepse janë përgjegjësit e vetëm të kësaj fotografie e të këtyre skenave.
Kjo tejkalon çdo etike morale.