Lajme

Dalin pamjet nga rrëzimi i viles super luksoze në Batllavë

Ka filluar rrënimi i pesë vilave që janë ndërtuar pa leje përreth Liqenit të Batllavës.

Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet ekskavatori duke rrënuar një vilë super luksoze.

Rrënimi i vilave po bëhet me vendim të Inspektoratit të Komunës së Podujevës.

Një aksion i tillë ishte planifikuar për të hënën por Policia e kishte shtyrë shkaku i situatës në veri.