Dalin pamjet e momentit kur u vra polici Afrim Bunjaku në Banjskë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, në konferencë për media ka dhënë detaje nga vrasja e rreshterit, Afrim Bunjaku.
Ai ka thënë se policët e rendit kishin shkuar për të parë se përse është bllokuar rruga nga kamioni, ndërsa aty ka ndodhur sulmi, shkruan Lajmi.net.
Në sulmin ndaj Policisë ku u vra, Afrim Bunjaku, u përdor eksplozivi.
“Sulmi fillestar është bërë fillimisht me eksploziv, si pasojë e sulmit ka ndërruar jetë rreshteri policor Afrim Bunjaku, i stacionit policor në Zveçan. Nuk u sulmua Policia Speciale, por patrulla policore e rendit publik. Jemi ballafaquar me kritika se po dërgojmë Njësinë speciale në pjesën veriore, por e kemi ditur se një ditë do të ballafaqohemi me një lloj të tillë kërcënimi. Policët tanë janë në rrezik të vazhdueshëm atje. Policët e rendit kishin shkuar për të verifikuar se çfarë ndodhi me kamionin, nëse ka pësuar ndonjë aksident apo si është puna, në moment kur ka shkuar është përdorur eksplozivi”.
Hoxha para mediave prezantoi edhe pamje nga momenti i sulmit