Dalin pamjet e aksidentit me dhjetëra të lënduar në Vragoli
Dhjetëra persona janë lënduar nga aksidenti që ka ndodhur të shtunën pasdite në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Vragoli.
Sipas njoftimit të Policisë, në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë me targa vendore.
“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja dhe një kamion me targa vendore”.
“Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do t’u ofrojmë të dhëna të përditësuara lidhur me aksidentin”, thuhet në njoftimin e Policisë.