Dalin detaje nga ngjarja tragjike në Suharekë/ 18 vjeçari vrau veten duke manovruar me armën e babait
18 vjeçari që u vetëvra në Suharekë ishte djali i një zyrtari policor
Suhareka është tronditur sot nga një ngajre e rëndë që ka ndodhur sot gjatë ditës së enjte, ku dyshohet se një 18 vjeçar ka bërë vetëvrasje.
Sot rreth orës 13:30, një 18 vjeçar ka kryer vetëvrasje në Suharekë, lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar komandanti i Policisë në Suharekë, Afrim Sylaj.
Sylaj ka njoftuar se sot rreth orës 13:30 minuta një 18 vjeçar ka kryer vetëvrasje me armë zjarri dhe se i njëjti është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
SuharekaOnline nga burimet e veta kupton se viktima me inicialet E.K (emer i njohur për redaksinë), ishte djali i një zyrtarit policor në Suharekë, me inicialet S.K.
Deri më tani nuk është bërë e ditur arsyeja se çfarë mund ta ketë çuar viktimën deri tek akti.
“Me datë 11.05.2023, rreth orës 13:13, është raportuar ne polici se ne Suhareke ne Rr.” Brigada 123’, ne banesën e tije ne ndërtesën e ‘Euro Ing’ është gjetur një person me lëndime ne koke te shkaktuara nga përdorimi i armës se zjarrit .
Dyshohet se viktima e rastit E.K. ( 2004) ,ne banesën e tije ,gjate manipulimit me arme zjarri ,e njëjta i ka shkrepur dhe për pasoje i janë shkaktuar Lëndime trupore të natyrës së rendë.
Viktima nga ana ekipit te Urgjencës është transportuar për ndihme mjekësore ne Spitalin Rajonal te Prizrenit , ku nga ana e mjekut kujdestar konfirmohet vdekja e tije.
Ne vendin e ngjarjes është gjetur dhe është sekuestruar një arme zjarri dhe një gëzhoje. Dyshohet se arma e zjarrit i përket zyrtarit policor te PK-se (Prindi i viktimës ) i cili gjendej jashtë detyrës zyrtare.
Lidhur me rastin njoftohet Prokurori I Shtetit dhe IPK ( Inspektorati Policor I Kosoves) te cilet kane dalur ne vendin e ngjarjes , dhe bashke me zyrtareve te Sektorit Rajonal te Hetimeve.t te DRP-se te Prizrenit. vazhdojne hetimin e rastit te cilesuar si ‘Vdekje e Dyshimte’.” thuhet në raportin e policisë